Pas flakëve para Kryeministrisë, protestuesit me zjarr edhe para selisë së PS dhe ministrise se Brendshme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zjarr te Ministria e Brendshme, shpëtojnë për pak policët

Marshimi i opozitës ka vijuar te Ministria e Brendshme, ku edhe aty janë hedhur lëndë plasëse dhe molotov, disa prej tyre fare pranë efektivëve të policisë, të cilët kanë shpëtuar pa u djegur dhe më pas janë larguar.

I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste 

Pasi u hodhën shashka në drejtim të godinës së Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën te selia e Partisë Socialiste.

Menjëherë nisi e njëjta situatë duke hedhur molotov në drejtim të godinës së Partisë Socialiste. Si pasojë e shpërthimit, menjëherë nisi zjarri në godinën e PS-së, e cila në hyrje kishte imazhin e kreut të saj, Edi Rama, i cili mori flakë, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë rrethuar godinën e selisë duke mos i lejuar protestuesit që të mos afrohen në godinë.

Zbrazet bulevardi, protestuesit drejt selisë së PS. Policia e blindon

Kur ka kaluar një orë e gjysmë nga nisja e protestës dhe pas incidenteve të dhunshme para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë marshuar në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në disa akse rrugore rreth qendrës. Tashmë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është boshatisur, ndërsa protestuesit po shkojnë para godinës së Partisë Socialiste. Gjatë rrugës janë djegur edhe kosha plehrash.

LIVE: Pas flakëve para Kryeministrisë, protestuesit me zjarr edhe para

Digjet stacioni i autobusëve në bulevard

LIVE: Pas flakëve para Kryeministrisë, protestuesit me zjarr edhe para

Përplasje mes protestuesve dhe policisë

Është tensionuar situata para Kryeministrisë, pasi protestuesit janë konfrontuar me policinë si dhe kanë hedhur molotov dhe lëndë plasëse në drejtim të godinës. 

Godina e kryeministrisë është rrethuar nga flakët për shkak të sasisë së madhe të bombave molotov që protestuesit kanë hedhur në drejtim të saj. Nga flakët janë përfshirë dhe disa nga pemët përreth godinës, që më pas janë fikur me shpejtësi nga forcat e policisë.

Share This Article