Për herë të parë në gjashtë muaj, Londra nuk ka regjistruar viktima për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të konfirmuara nga Agjencia e Shëndetit Publik të Anglisë.
Shifrat kombëtare të lëshuara ditën e djeshme konfirmuan një total ditor prej 19 viktimash në të gjithë Britaninë e Madhe.
Edhe pse treguesi mund të jetë ndikuar nga vonesat statistikore për shkak të një pjese të të dhënave të fundjavës, ai konfirmon një trend drejt rënies së viktimave, me nivelet më të ulëta që nga fillimi i pandemisë.
Mjekët londinezë flasin për një rezultat “fantastik” duke vërejtur uljen paralele të shtrimeve në spital, me jo më shumë se mesatarisht “një ose dy vdekje çdo dy ditë” në kujdesin intensiv.