Pas grushtave dhe sharjeve, njëri nga të rinjtë goditet për vdekje me thikë në qafë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 20-vjeçar akuzohet për vrasje, pasi një i ri nga Brisbane në Australi ndërroi jetë pas një rrahje që ndodhi në një qendër tregtare.

Pamjet rrëqethëse shfaqin rrahjen mes dy të rinjve në Brisbane, në orët e para të mëngjesit të martës së kaluar.

Pas mosmarrëveshjeve dhe fyerjeve dyshja filluan ta godasin njëri tjetrin, dhe në një moment 24-vjeçari Lauie Michael Tagalosa goditet me thikë në qafë dhe rrëzohet menjëherë në tokë duke u mbulua në gjak.

Pa kaluar shumë minuta ai vdes, kurse sipas policisë dhe dëshmitarëve që tentuan ta shpëtojnë, thonë se tre persona që ishin prezent kurrë ndodhi ngjarja ishin arratisur, por policia ka arritur t’i arrestojë.

Mbi 20-vjeçarin rëndon akuza për vrasje, dhe nëse shpallet fajtor ai rrezikon të kalojë mbi 15 vite prapa hekurave.

 

Share This Article