Pas Italisë, reshje, erë e fortë dhe…/ Shqipëria përgatitet për mot të keq, OSSH në gatishmëri të plotë: Janë marrë masat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

OSSH ka bërë një njoftim lidhur me dy ditët e ardhshme ku vnedi do të përfshihet nga moti i keq.

Nisur nga parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, ku parashikohen reshje, erë e fortë dhe shkarkime atmosferike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës që mund të krijohet në rrjetin elektrik.

Bazuar në planin e masave, janë ngritur grupe pune që do të jenë në gatishmëri të plotë për riparimin e defekteve në kohë reale dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët.

Nga ana e drejtorive rajonale të OSSH, janë plotësuar nevojat me bazën e duhur materiale, ndërsa në terren do të jenë të angazhuar rreth 1100 punonjës të organizuar në 220 brigada me 134 mjete transporti në dispozicion për riparimin e defekteve dhe furnizimin normal të konsumatorëve me energji elektrike.

Share This Article