Pas katër golave në katër ndeshje, Kololli vazhdon me asistim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli ka vazhduar me formë të lartë te Zuerichu. Lojtari i krahut të majtë të martën asistoi për barazimin 1:1 të Zuerichut ndaj Xamaxit. Ndeshja i takoi xhiros së 29-të të Superligës së Zvicrës. Në minutën e 27-të Kololli krosoi nga këndi për Nathan që shënoi me goditje me kokë.

Kololli në katër ndeshjet e kaluara kishte shënuar katër gola. Formën e lartë e ka konfirmuar edhe të martën.

Samir Ramizi e Taulant Seferi startuan te Xamaxi, kurse Arbenit Xhemajli e Liridon Mulaj ishin në stol. Te Zuerichu startuan Toni Domgjoni, Kololli dhe Hekuran Kryeziu. U aktivizua edhe Mirlind Kryeziu, kurse Shpëtim Sulejmani qëndroi në stol. Zuerichu është i katërti, kurse Xamaxi i fundit (10).

Share This Article