Pas Koloseut vandalizohet edhe kulla e Pizës, turistja kapet mat duke gdhendur inicialet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dëmtimi i monumenteve italiane nga turistët vandalë ka vijuar e gjatë kësaj vere.

Pas Romës dhe Milanos, radhën e kishte kulla e Pizës, simboli i Piazza dei Miracoli që u vu në shënjestër paraditen e së hënës së 7 gushtit.

Policia ndërhyri rreth orës 10:50 me kërkesë të një punonjësi të Opera Primaziale, i cili kishte vënë re një turist të huaj duke gdhendur një kolonë të unazës së shtatë të monumentit me një objekt me majë.

Policët ndaluan turisten franceze 19-vjeçare, e cila u tha se kishte gdhendur një zemër me dy germa brenda, duke përdorur një byzylyk për të gërvishtur gurin e kullës.

Vajza pasi është shoqëruar në komisariat ka pranuar përgjegjësitë e saj. E reja është denoncuar në Prokurorinë Publike për veprën penale të dëmtimit të rëndë të trashëgimisë kombëtare arkeologjike, historike dhe artistike.

Share This Article