ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj 6 hours ago
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 8 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 8 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 9 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Pas krizës, tenderat e coronës. Mafia italiane gjen mundësi biznesi gjatë krizës së Covid-19

albnews by albnews
7 May, 2020
in Bota
0
Pas krizës, tenderat e coronës. Mafia italiane gjen mundësi biznesi gjatë krizës së Covid-19

BAGHERIA, ITALY: (FILES) - Picture taken 28 April 2005 in Palermo of girls view posters of the Sicilian Mafia's top chief Bernardo Provenzano in Bagheria Italy's most wanted man, the Cosa Nostra's "boss of bosses" Bernardo Provenzano who has been on the run for 42 years, is arrested in Sicily. AFP PHOTO / Fabrizio VILLA (Photo credit should read FABRIZIO VILLA/AFP/Getty Images)

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mafia Italiane ka gjetur mënyra se si të përfitojë nga pandemia e koronavirusit dhe nga rënia ekonomike që po ndodh. Që nga ofrimi i parave me fajde deri tek investimet e reja në biznese, mafia është e vendosur të shfrytëzojë të prekurit.

Kjo nuk është hera e parë që familjet mafioze përfitojnë nga mundësi të lehta biznesi. Në 1980, një tërmet goditi Napolin dhe rajonin e Campanias, duke vrarë gati 2.700 njerëz. Krahu Napolitan i mafies, Kamorra, shpejt zhvilloi ndërmarrjen e vet të ndërtimit dhe siguroi pjesën më të madhe të tenderave të rindërtimit.

RelatedPosts

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona

Çudira në aeroport/ E moshuara ndërron jetë pak minuta para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Në vitin 2009, ish drejtori i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), Antonio Maria Costa, tha se kishte prova që paratë nga organizatat kriminale kishin qenë i vetmi kapital i investimeve likuide të përdorura nga bankat italiane, gjatë krizës financiare. Tani, më shumë se një dekadë më vonë, në një artikull të botuar në La Repubblica në Mars, gazetari Roberto Saviano paralajmëron se kriza e koronavirusit i ofron mafies “një mundësi fitimprurëse”.

Në fillim të muajit prill, policia italiane kapi gjysmë milioni euro para cash, të fshehura në një furgon që po drejtohej nga njerëz të lidhur me krahun kalabrez të mafies, të quajtur ‘Ndrangheta. Furgoni po vinte nga Evropa Lindore, kur u ndalua në kufirin verior të Italisë, sipas gazetës “Il Fatto Quotidiano”.

“Ky është një rast shumë i rëndësishëm. Në përgjithësi, shumë drogë është kapur, por rrallëherë para, dhe madje më rrallë kemi kapur para që janë ruajtur jashtë dhe pastaj janë riatdhesuar në Itali”.

Përballë një rritje dramatike të varfërisë te njerëzit, qeveria italiane njoftoi shpërndarjen e 400 milion eurove në kupona për pazar. Në të njëjtën kohë, autoritetet dhe disa media njoftuan se grupet mafioze filluan shpërndarjen e shportave të tyre të ushqimit, për familjet që përballen me vështirësi financiare.

Disa e konsideruan këtë si një strategji të rekrutimit dhe të një konsensusi shoqëror. Në qarkun e Palermos, vëllai i kreut të Cosa Nostras, Giuseppe Cusimano, u pa duke shpërndarë ushqime përmes një qendre bamirësie.

Statistikat e publikuara nga Ministria e Brendshme në fund të muajit prill treguan një rënie të krimit prej 66% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, një shifër tjetër ishte në rritje: huazimi i parave u rrit me 9.1%. Sipas Amedeo Scaramellas, i organizatës San Giuseppe Foundation Moscato, e cila lufton kundër kredive të tilla, mafia bllokon huamarrësit duke e rritur më pas interesin deri në 300%.

Pas krizës vijnë tenderat e koronës …

Ekspertët bien dakord për një pikë: organizatat kriminale të Italisë do të përfitojnë më shumë nga rimëkëmbja. “Duke shpërndarë shporta ushqimesh dhe duke gjetur një mënyrë për të hyrë në shtëpitë e familjeve të varfëra, mafia nuk po kërkon thjesht të të rekrutojë. Po u jep edhe udhëzime njerëzve se si duhet të votojnë, dhe këto do të respektohen të paktën pjesërisht,” thotë Rizzoli.

Në këtë mënyrë, mafia forcon aktivitetin e saj kryesor: sigurimin e tenderëve. “Sapo të ketë shpallje për tendera në sektorin e ndërtimeve dhe punëve publike, të paktën në jug të Italisë, mafia përpiqet t’i fitojë ato përmes kompanive të veta ligjore”, tha Champeyrache.

Sipas Savianos, organizatat kriminale italiane gjithashtu do të përfitojnë nga sektorët e falimentuar për të investuar në tregje të reja. “Kush mund të blejë vendpushimet turistike në Côte d’Azur ose Costa del Sol që janë shkatërruar nga kriza e turizmit në vitin 2020?” pyet ai me ironi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

19 December, 2025
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result