Pas infektimit të fasonerive në Krujë, koronavirusi ka zbritur në Kamëz, duke infektuar tre punonjëse të një fasonerie.
Tre rastet në fjalë janë konfirmuar këtë të mërkurë në mbrëmje, teksa të prekurit janë dy punëtore dhe shefja e tyre.
Fasoneria me gjasë do të mbyllet nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili pritet që të japë vendimin ditën e nesërme.
Rasti në Kamëz vjen pas shpërthimit të koronavirusit në fasoneritë e Krujës, ku deri më tani janë shënuar 102 të infektuar.
Kujtojmë se këtë të mërkurë u shënuan 16 raste të reja me një total të prekurish në 766. Por pavarësisht numrit të lartë, fatmirësisht shumica e të prekurve me Covid deri më tani janë të shëruar, ndërsa të vdekurit kapin shifrën e 30 viktimave.

