Pas kualifikimit në Evropian, Maqedonia e Veriut fiton edhe në Ligën e Kombeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas kualifikimit në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin 2021, Maqedonia e Veriut ka vazhduar me fitore.

Të dielën në mbrëmje, Maqedonia e Veriut ka shënuar fitore kundër Estonisë me rezultat 2:1, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Trajneri Igor Angelovski pushoi lojtarët kryesorë në krye me Goran Padevin, por edhe përkundër kësaj, Maqedonia ia doli që të marrë pikë të plota.

Ivan Trickovski shënoi golin e parë për Maqedoninë në minutën e 29-të. Rezultatin në 1:1 e barazoi Rauno Sappinen në minutën e 52-të.

Fitoren Maqedonisë së Veriut ia siguroi i inkuadruari në pjesën e dytë, Vlatko Stojanovski, që realizoi në minutën e 68-të.

Me 9 pikë, Maqedonia është lidere e grupit të dytë të Ligës C të Ligës së Kombeve, ndërkaq Estonia zë vendin e fundit me vetëm 2 pikë.

Visar Musliu e Egzon Bejtullai kompletuan ndeshjen për Maqedoninë e Veriut.

Share This Article