Pas largimit nga vendi, presidenti i Sri Lankës jep dorëheqjen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy ditë pas largimit nga vendi, presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga detyra përmes një e-maili.

Rajapaksa u largua nga vendi dhe u strehua fillimisht në Maldives së bashku me bashkëshorten, për të udhëtuar më pas në drejtim të Singaporit.

Lajmi u konfirmua dhe nga Ministria e Jashtme në Singapor, e cila në një notë verbale shkruan se Rajapaksa nuk ka kërkuar azil, por ka hyrë në vend në një vizitë private.

Protestat për mbi 1 muaj i dhanë fund dinastisë së familjes presidenciale Raxhapaksa, që drejtoi Sri Lankën për dekada të tëra.

Qytetarët e Sri Lankës kanë akuzuar dhe fajësuar administratën e ish-presidentit Raxhapaksa për krizën më të keqe ekonomike në dekada. Për muaj të tërë, ata u përballën me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike, si dhe me mungesa në të mirat bazike, ushqim, karburant e medikamente.

Share This Article