Pas Marsit, India synon të përshkojë hapësirën drejt diellit për ta studiuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia hapësinore e Indisë po synon një tjetër moment historik me dërgimin e një sonde për të studiuar diellin, pak më shumë se një javë pas uljes me sukses në Hënë.

“Aditya-L1” është planifikuar të niset sot (2 shtator) rreth orës 11:50 me kohën lokale dhe do të transportojë me vete instrumente shkencorë për të vëzhguar shtresat më të jashtme të diellit.

“Aditya” – emri i hyjnisë së diellit në kulturën hindu – do të udhëtojë 1.5 milion km (930 mijë milje) për të arritur në destinacionin e saj.

Udhëtimi drejt diellit pritet të zgjatë katër muaj.

Qëllimi i misionit është të sqarojë dinamikën e disa fenomeneve diellore duke fotografuar dhe matur grimcat në atmosferën e sipërme të diellit.

Sipas Organizatës Indiane për Studimin e Hapësirës (ISRO), anija kozmike përfshin “shtatë pajisje shkencore për studimin sistematik të diellit”, të gjitha të zhvilluara në bashkëpunim midis agjencisë hapësinore të Indisë dhe instituteve shkencore.

Shtetet e Bashkuara dhe Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) kanë dërguar sonda të shumta në qendër të sistemit diellor, duke filluar me programin “Pioneer” të NASA-s në vitet 1960. /AJ

Share This Article