ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit 3 hours ago
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh 3 hours ago
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit 4 hours ago
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007 4 hours ago
Arben Ahmetaj, padi në Strasburg ndaj vendimit të GJKKO-së 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Pas më shumë se dy muajve në karantinë të plotë, rihapet Vuhani

albnews by albnews
8 April, 2020
in Bota
0
Pas më shumë se dy muajve në karantinë të plotë, rihapet Vuhani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përderisa disa vende po përgatiten pas festave të Pashkëve t’i kthehen jetës si para COVID – 19, në disa vende të tjera pandemia është në pikun e saj. Në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara u shënua numri më i madh i viktimave edhe atë 1.800, duke e çuar numrin në 13,000, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 400,000. Në 24 orët e fundit në Francë kanë vdekur 1,427 persona.

Në Gjermani, ka më shumë se 107 mijë të infektuar dhe 2,000 të vdekur. Në Itali, vendi me numrin më të madh të viktimave nga virusi korona mbi 17,000, në 24 orët e fundit numri viktimave filloi të bjerë në 604. Qeveria italiane njoftoi se pas Pashkëve, për të shmangur tubimet masive fetare, gradualisht, në dy faza do të fillojnë të dalin nga bllokada. E para fillon me aktivitetet e prodhimit dhe e dyta, pas 4 majit me heqjen e masave për lëvizje. Edhe Sllovenia gjithashtu ka njoftuar se do të fillojë shfuqizimin e masave kundër përhapjes së infeksionit nga java e ardhshme.
“E shqyrtojmë mundësinë për hapjen e atyre kompanive që mund të sigurojnë punë, duke i ndjekur rekomandimet për kufizimin e distancës së njerëzve, si dhe dezinfektimin e duarve dhe veshjen e maskave mbrojtëse”, deklaroi Jansha.

RelatedPosts

Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

Vajza e Putinit qëndron pas fushatës për të rrëzuar ministrin e jashtëm Sergei Lavrov – zbulohet qëllimi i saj

Studimi: Terapia gjenetike mund të ulë përgjithmonë kolesterolin e lartë

Te fqinjët tanë më të afërt, numri i përgjithshëm i të infektuarve, të vdekurve por edhe të shëruarve nga Covid 19 shënon rritje. Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste që janë shëruar nga virusi korona, si dhe 19 raste të reja, duke e çuar numrin zyrtar të të infektuarve në 184. Në Bullgari të infektuar janë 581 persona, 19 prej tyre raste të reja dhe 42 të shëruar.

Në Shqipëri janë infektuar 383 persona. Në 24 orët e fundit, një person ka vdekur dhe numri është rritur në 22. Në Serbi, 247 persona janë infektuar dhe 61 kanë vdekur. Në Greqi, në 24 orët e fundit ka pasur 77 raste të reja. Në faqen zyrtare të Institutit Xhon Hopkins thuhet se më shumë se 1.43 milion njerëz në të gjithë botën janë të infektuar dhe më shumë se 82,000 kanë vdekur në 184 vende dhe territore. Ndër të tjerat nuk ka raste të konfirmuara në Korenë e Veriut, Lesoto, Taxhikistan, Turkmenistan dhe Jemen.
Pas më shumë se dy muajsh bllokadë të plotë, qyteti kinez Vuhan, i cili ishte vatër e parë e madhe e koronavirusit, u rihap sot. Autoritetet kineze i kanë hapur rrugët që çojnë jashtë qytetit dhe lejuan hyrjen dhe daljen në qytet.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

10 November, 2025
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

10 November, 2025
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

10 November, 2025
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result