ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 11 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 11 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 11 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 11 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 11 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Pas medaljeve ballkanike, vëllezërit Bajoku synojnë medalje në Evropian

albnews by albnews
9 May, 2021
in Show - Biz
0
Pas medaljeve ballkanike, vëllezërit Bajoku synojnë medalje në Evropian
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ishte në dyshim pjesëmarrja e boksierëve kosovarë në Kampionatin Ballkanik që të dielën përfundoi në Zagreb të Kroacisë. Delegacioni kosovar vetëm në momentet e fundit u pajis me viza për hyrje në Kroaci.

Mbetja eventuale jashtë Ballkanikut do të ishte humbje e madhe për ekipin e Kosovës në boks. Sidomos për vëllezërit Bajoku, Shpejtimin e Bashkimin. Ata të dielën i siguruan Kosovës medalja të arta ballkanike.

RelatedPosts

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

Gara regjionale në Zagreb ishte për seniorë, ndërsa garuan boksierë nga dhjetë shtete. Ishin boksierët më të mirë nga Ballkani dhe suksesi i vëllezërve Bajoku vlerësohet me shumë peshë. Sipas përgjegjësve, dëshmon për rritjen e boksit kosovar.

Shpejtim Bajoku boksoi në kategorinë deri 64 kilogramë. Në finale fitoi ndaj Rexhildo Zenelit të Shqipërisë. Shpejtimi fitoi me rezultatin bindës, 5:0.

Në çerekfinale, Shpejtim Bajoku fitoi ndaj boksierit vendas, Filip Poturoviq. Në gjysmëfinale e kaloi sllovenin Veber Nik Nikolov. Dhe të dielën e fitoi bindshëm edhe finalen, duke konfirmuar vlerat që ka.

“Jam shumë i kënaqur për suksesin, përkatësisht medaljen e artë ballkanike. Kemi qenë shumë të lodhur nga rruga, kemi arritur vetëm në 1 të natës, një ditë para fillimit të kampionatit. Të tri meçet ishin të mira. Boksierët ishin të nivelit të lartë dhe kampionati ishte shumë i fortë. Kemi qenë të përgatitur, kemi punuar shumë mirë, por vizat i kemi marrë shumë vonë dhe kemi arritur me vonesë. Përkundër lodhjes nga udhëtimi kemi dëshmuar boks të mirë”, ka thënë Shpejtim Bajoku të dielën mbrëma për KOHËN.

Sipas tij, Ballkaniku ka dëshmuar se boksierët kosovarë po punojnë mirë dhe janë në ngritje të vazhdueshme. Atë e gëzon fakti që edhe orari i garave është stabilizuar pas telasheve që solli pandemia.

“Do të vazhdojmë me punë të madhe. Synimi i ardhshëm është medalja në Evropian që mbahet pas një muaji. Kemi dëshmuar se kemi cilësi dhe është koha për medalje evropiane. Evropiani është në Itali dhe atje udhëtojmë për medalje. Po bëjmë punë të madhe për ta kthyer boksin aty ku e ka vendin”, ka shtuar Shpejtim Bajoku.

Shpejtimi është i madhi prej vëllezërve Bajoku. Por është Bashkimi që ka nisur me boks, shtatë vjet më parë. Ai më pas e mori me vete vëllanë. Të dy janë pjesë e klubit Gollaku, ndërsa trajner e kanë Besim Brahimin. Vëllezërit Bajoku janë nga Bardhodhi.

Bashkim Bajoku në gjysmëfinale është dashur të përballet me boshnjakun Haris Agoniq. Ndaj tij kishte fituar bindshëm në dhjetor të vitit të kaluar në një turne në Sarajevë. Dhe Agoniq hoqi dorë nga lufta duke mos dalë fare në ring. Kështu Bashkim Bajoku kaloi në finale. Në finale të kategorisë deri 52 kilogramë ishte bindës. E mposhti serbin Rade Joksimoviq.

“Jam shumë i kënaqur natyrisht për fitoren dhe titullin ballkanik. Edhe në gjysmëfinale kam qenë i gatshëm për fitore. Por boksieri boshnjak duke ditur nivelin tim, nuk ka pranuar të dalë në ring. Ndaj tij kam fituar bindshëm në Sarajevë në fund të vitit të kaluar dhe ai refuzoi të dalë në ring. E ka ditur se e pret një humbje tjetër”, ka thënë Bashkim Bajoku për KOHËN.

“Finalja natyrisht ishte pak më emocionale. Kisha përballë boksierin nga Serbia dhe kam dominuar plotësisht. Fitorja është edhe më e ëmbël për faktin se serbët kanë reaguar që është dashur të përballen me Kosovën në finale. Por Kosova ka dëshmuar se kush është në boks”, ka theksuar boksieri kosovar.

Edhe Bashkim Bajoku e kërkon medaljen evropiane.

Image

“Në vitin 2019 isha i treti në Ballkan dhe tani jam i pari. Më ka munguar përvoja atëherë, sa po kisha nisur me meçe. Tani kam përvojë dhe jam i motivuar për suksese të reja. Në të ardhmen synojmë suksese edhe më të mëdha. Sukseset tona nuk do të ndalen. Jemi duke punuar shumë për suksese të reja. Tani menjëherë vazhdojmë punën për Evropian që e kemi pas një muaji në Itali dhe ku shpresojmë të fitojmë medalje”, ka theksuar Bashkim Bajoku.

Të kënaqur me suksesin e tyre janë shprehur edhe në Federatën e Boksit të Kosovës e po ashtu trajneri Besim Brahimi.

Medalje të bronzta në Ballkanik fituan Besart Pireva e Patriot Behrami. Por në gara ku konkurrenca nuk është më e madhja, dallimi mes së artës e së bronztës është shumë i madh. Për këtë arsye, suksesi i vëllezërve Bajoku është ai që duhet veçuar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result