Pas ndërhyrjes kirurgjikale, del fotoja e parë e Kate Middelton

albnews
By
1 Min Read

Pas rreth 3 muajsh pasi ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, paparacët kanë arritur që të kapin një foto të princeshës së Uellsit, Kate Middelton.

Revista e përjavshme “Chi” ka publikuar në rrjetet sociale foton e parë të Princeshës së Uellsit në makinë me nënën e saj Carole, ku princesha duket se është shëruar.

Pamjet tregojnë se Kate nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore apo edhe në koma, siç mendohej ditët e fundit. 
Kate Middleton iu nënshtrua një operacioni në janar dhe Buckingham Palace tha se rikuperimi i saj do të zgjasë deri në Pashkë.

Share This Article