Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë ndryshime në kupolën drejtuese të këtij institucioni, që vijnë pas disa ngjarjeve të rënda kriminale në vend.
Tonin Vocaj është emëruar zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke u larguar nga posti i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale. Në këtë post, tanimë do të jetë drejtor Neritan Nallbati, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Durrësit.
Albert Dervishi, do të transferohet në Akademinë e Policisë. Ndërkohë, pritet emërimi i Drejtorit të ri të Policisë së Durrësit, por edhe lëvizje të tjera në rang qarqesh dhe nivel komisariatesh kjo pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend.
Dikur ishte në mitingjet e Berishës, Çiljeta këndojë në koncertin e Ramës në 28 korrik
Në kuadër të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në, në Tiranë do të organizohet një koncert.