ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 8 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 8 hours ago
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët! 9 hours ago
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit 9 hours ago
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Pas një serie humbjesh në Ukrainë, Putini e bën Kadyrovin e Çeçenisë gjeneral të ushtrisë

albnews by albnews
6 October, 2022
in Bota
0
Pas një serie humbjesh në Ukrainë, Putini e bën Kadyrovin e Çeçenisë gjeneral të ushtrisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, një aleat i presidentit Vladimir Putin, tha të mërkurën se atij iu dha një gradë e lartë në ushtrinë ruse, në një kohë kur forcat e Moskës pësuan një seri humbjesh në Ukrainë.

Udhëheqësi 46-vjeçar çeçen – një nga zërat më të hapur në Rusi që mbështet ofensivën e Putinit në Ukrainë – tha se ishte një “nder i madh” për të, shkruajnë mediat ruse, përcjell Telegrafi.

RelatedPosts

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

VIDEO/ Ishte nisur drejt Amerikës, kapet ngarkesa me 12 ton kokainë, rekord historik

Kadyrov, një ish-komandant lufte që sundon Çeçeninë me shkelje të përhapura të të drejtave të njeriut, tha se Putin e kishte informuar “personalisht” atë për vendimin.

“Presidenti i Rusisë më dha gradën e gjeneral kolonelit”, tha Kadyrov në Telegram. “Ky është një promovim për mua”.

Grada e gjeneral kolonelit është grada e tretë komanduese më e lartë në hierarkinë ushtarake ruse.

Emërimi i Kadyrov në gradë erdhi pasi ushtria ukrainase zmbrapsi forcat e Moskës në zonat që Kremlini i shpalli si “ruse përgjithmonë”.

E udhëheqësi çeçen citohet të ketë thënë se do të bënte “gjithçka për t’i dhënë fund operacionit special ushtarak” – duke përdorur termin e Kremlinit për fushatën e tij në Ukrainë.

Njësitë çeçene – duke përfshirë vetë milicinë e Kadyrov me një reputacion të keq, “Kadyrovtsi” – po luftojnë përkrah forcave të rregullta ruse në Ukrainë.

Kadyrov ka mbështetur plotësisht fushatën e Putinit, duke bërë thirrje rregullisht që të përdoren taktikat më drastike në Ukrainë.

Këtë javë ai i bëri thirrje Moskës të përdorë armë bërthamore me rendiment të ulët në Ukrainë pasi trupat ruse u detyruan të tërhiqen nga qyteti i Lyman. Më pas ai tha se po dërgonte tre nga djemtë e tij adoleshentë – 14, 15 dhe 16 vjeç – në front.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

12 November, 2025
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

12 November, 2025
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result