Pas përplasjeve me ambasadoren Kim, Meta: Marrëdhëniet me SHBA mbeten gjithmonë të shkëlqyera

albnews
By
1 Min Read

Presidenti Ilir Meta nga Fieri teksa ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime, ka komentuar dhe situatën e fundit të marrëdhënieve të tij me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Meta i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si janë marrëdhëniet me ambasadoren e SHBA, duke theksuar se çdo gjë është në rregull.

Ai ka theksuar se marrëdhëniet me ambasadoren amerikane kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të shkëlqyera.

“Marrëdhënia me ambasadoren ka qenë gjithmonë e shkëlqyer, e shkëlqyer. Primare është mbarëvajtja e këtij procesi, pasi është vendimtar për hapjen e negociatave me BE-në. Marrëdhëniet e mia me SHBA-të do të mbeten të shkëlqyera. Zgjedhjet janë të mrekullueshme, kudo janë të mrekullueshme, në Shijak të mrekullueshme, kudo është fantastike”, është shprehur Meta.

Share This Article