Polonia po konsideron të bëjë ndryshime në një paketë tjetër të ndryshimeve ligjore për dhomën e diskutueshme të Gjykatës Disiplinore, në qendër të një mosmarrëveshje midis Varshavës dhe Brukselit, deklaroi një zëdhënës i qeverisë.
Piotr Mueller lëshoi deklaratën në përgjigje të një pyetje rreth gatishmërisë së qeverisë për të paraqitur një projektligj mbi reformën gjyqësore të Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë të vendit para 16 gushtit.
Komisioni Evropian i ka dhënë kohë Polonisë deri më 16 gusht që të pajtohet me një vendim të gjykatës së BE që kërkon pezullimin e aktiviteteve të Dhomës Disiplinore.
Sipas Brukselit, Dhoma nuk ka pavarësi të mjaftueshme në formën e saj aktuale.
“Nëse reformat gjyqësore do të ndodhin në Poloni, ato do të zbatohen globalisht,” theksoi Mueller në emisionin privat TV Polsat News.
“Ne duam të marrim parasysh disa ndryshime në lidhje me një paketë të re të reformës në drejtësi, të cilën e njoftuam edhe më herët, por jo nën mbikëqyrjen e Komisionit Evropian, pasi ky vendim na përket neve dhe parlamentit tone. Kjo nuk është kompetencë e BE”, shtoi Mueller.
Në fillim të korrikut, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (GJDBE) vendosi masa të përkohshme ndaj Polonisë derisa të merrte një vendim në një çështje të shtetit të së drejtës të inicuar kundër Polonisë nga Komisioni Evropian.