Pas presionit të madh ndërkombëtar, autoritetet iraniane mohojnë dënimin me vdekje të 26-vjeçarit Erfan Soltanit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

26-vjeçari Erfan Soltani, i riu iranian që pritej të varej nga regjimi i Teheranit për pjesëmarrje në protestat e fundit, nuk është dënuar me vdekje, deklaruan sot përfaqësues të drejtësisë iraniane.

Sipas një deklarate të transmetuar nga mediat shtetërore të Iranit, autoritetet gjyqësore sqaruan se Soltani akuzohet për “komplot kundër sigurisë së brendshme të vendit dhe veprimtari propagandistike kundër regjimit”, por se dënimi me vdekje nuk aplikohet për këto akuza, nëse ato konfirmohen nga një gjykatë.

Soltani raportohet se mbahet i ndaluar në institucionin qendror korrektues të Karaxhit, ndërsa familja e tij kishte deklaruar orët e fundit se ishte njoftuar për shtyrjen e ekzekutimit të tij.

Duke folur për rrjetin amerikan Fox News, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, kishte deklaruar më herët se “nuk ka asnjë plan për varje. Varja është jashtë çdo diskutimi”.

Share This Article