Pas problemeve shëndetësore, mbretëresha Elizabeth shihet duke ngarë Jaguarin e saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëresha Elizabeth është parë për herë të parë pasi kaloi një natë në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Monarkia u pa me shami dhe syze dielli teksa drejtonte Jaguarin e saj rreth Kështjellës Windsor sot.

Muajin e kaluar, Elizabeth u detyrua të anulonte disa nga angazhimet e saj të planifikuara dhe të kalonte një natë në spital për shkak të shëndetit.

Kjo është hera e parë në vite që ka qëndruar një natë në spital. Pavarësisht se 95-vjeçarja duket se ndihet më mirë, pritet të mos marrë pjesë në Festivalin e Përkujtimit në Royal Albert Hall më 13 Nëntor. Pallati Buckingham tha se mjekët e saj e kishin këshilluar të pushonte dhe të shmangte vizitat zyrtare për të paktën dy javë.

Për këtë arsye, ajo nuk mundi të marrë pjesë në pritjen që shënon fillimin e Samitit të OKB-së COP26 për ndryshimet klimatike. Mbretëresha ka zhvilluar një sërë audicionesh online, në të cilat dukej mirë dhe gazmore, ndërsa kryeministri britanik, i cili foli javën e kaluar, tha se ajo ishte në “formë shumë të mirë”.

Share This Article