Pas protestave në Francë,Senati hedh poshtë propozimin për vaksinimin me detyrim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi mijëra persona protestuan në Paris dhe qytete të tjera franceze në gusht dhe shtator kundër propozimit për vaksinim me detyrim pasaportës së detyrueshme shëndetësore për të hyrë në ambiente publike, mbrëmjen e djeshme senati francez hedh poshtë këtë propozim.

Propozimi i paraqitur nga Patrick Kanner, Bernard Jomier, Marie-Pierre deLa Gontrie, Monique Lubin dhe disa kolegë të tyre, brenda kornizës të rendit të ditës të rezervuar për grupin socialist, ekolog dhe republikan u rrëzua me 262 vota që ishin kundër vaksinimit me detyrim, ndërsa 64 vota ishin pro vaksinimit të detyrushëm.

Kujtojmë se parlamenti francez miratoi ligjin, më 5 gusht, që vaksinimi kundër Covid-19 u bë i detyrueshëm për punëtorët shëndetësorë. Për të hyrë në bare, restorante, trena e spitale, qytetarët duhet të parqesin pasaportën e gjelbër që dëshmon se janë vaksinuar, kanë një test negativ të Covid 19 ose e kanë kaluar tashmë virusin.

Share This Article