Pas protestave të dhunshme në Beograd, reagon ambasadori i SHBA-së: Të respektohet vullneti i popullit!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas protestave të dhunshme përpara godinës së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Beograd, ka reaguar me një mesazh të fortë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.

“Në orët dhe ditët në vijim, liderët e Serbisë dhe qytetarët e saj duhet të kujtojnë: Legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe nga gatishmëria e të gjitha palëve, fituese apo humbëse, për të respektuar vullnetin e popullit të shprehur në kutinë e votimit”, shkroi Hill në X (ish-Twitter).

Shefi i misionit diplomatik amerikan nënvizoi nga ana tjetër se dhuna dhe vandalizmi ndaj institucioneve shtetërore nuk kanë vend në një shoqëri demokratike, por sërish duke kujtuar se edhe policia, duke qenë se ruan rendin publik, duhet të bëjë të pamundurën për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe të drejtat civile”. 

“Kam besim të plotë se Serbia do t’i kalojë këto sfida me demokracinë e saj të forcuar. Të gjithë qytetarët e Serbisë kanë të drejtë të dëgjohen për të shprehur pikëpamjet e tyre politike në mënyrë paqësore dhe pa përdorur dhunë”, shkroi Hill.

Një ditë më parë, edhe DASH i bëri thirrje autoriteteve serbe të bashkëpunojnë me misionin e OSBE-së në hetimin e pretendimeve për parregullsi zgjedhore. Grupe studentësh organizuan edhe të hënën një tubim masiv në Beograd, pas një nate të tensionuar ku qindra demonstrues u përpoqën të hynin me forcë në bashkinë e kryeqytetit. 38 demonstrues përfunduan në pranga.

Share This Article