Pas pushtimit rus, BE-ja dyfishon trupat policore në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë [EULEX], ka njoftuar se edhe 92 policë specialë të saj do të zbarkojnë në Kosovë.

Njësia e re prej 92 anëtarëve nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë (EUROGENDFOR) janë nga Portugalia, Franca dhe Italia dhe do të vendosen përkohësisht në Kosovë.

Zëdhënësja e EULEX-it, Ioanna Lachana ka thënë se njësia e re është vendosur si përgjigje ndaj nevojës së misionit për të pasur forca shtesë në terren dhe për të mbështetur më mirë homologët kosovarë nëse kërkohet.

 “Sidoqoftë, pushtimi i Rusisë në Ukrainë e vendos gjithçka në një dritë tjetër” – ka thënë Lachana për Reuters.

BE-ja ka dyfishuar tashmë forcën e saj paqeruajtëse edhe në Bosnje, duke dërguar 500 pjesëtarë rezervë si masë paraprake mbrojtëse pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

NATO ka 3,770 trupa për të ruajtur paqen në Kosovë, kryesisht në pjesën veriore të vendit, ku rreth 50,000 serbë vendas, të mbështetur nga Beogradi, refuzojnë të njohin autoritetet e Kosovës.

Share This Article