Çekët kanë hyrë në Shqipëri me 1 maj 2021, nga Rinasi dhe njëri prej tyre konkretisht, Filip Carek ka marrë një makinë me qira me të cilën ka udhëtuar në qytete të ndryshme të vendit bashkë më miqtë e tij.
Pasi u bë e ditur se në Shqipëri kanë qëndruar dy spiunë rusë, të cilët kishin ardhur me pretekstin e stërvitjes ushtarake të NATO-s, mësohet se të tjerë spiunë kanë shkelur në territorin shqiptar.
Drejtoria e Antiterrorit i kërkon Prokurorisë të hetojë nën dyshimet për spiunazh pesë shtetas cekë, të cilët qëndruan në Shqipëri për 10 ditë, kur në vendin tonë zhvillohej stërvitja ushtarake e trupave të NATO-s, Defender 21. Dyshimet për ta janë ngritur, sepse shtetasit e huaj, kanë qëndruar pranë bazës ushtarake në urën Vajgurore.
Çekët kanë hyrë në Shqipëri me 1 maj 2021, nga Rinasi dhe njëri prej tyre konkretisht, Filip Carek ka marrë një makinë me qira me të cilën ka udhëtuar në qytete të ndryshme të vendit bashkë me miqtë e tij.
Sipas të dhënave të GPS rezulton se automjeti me të cilin udhëtonin cekët ka ndaluar për rreth shtatë minuta në rrugën nacionale Berat Ura Vajgurore, pikërisht ne anë të së cilës ndodhet baza ushatarake. Automjeti thotë Antiterrori ka vijuar levizjen në drejtim të qytetit të Kucovës në anë të së cilës vazhdon të jetë këndi tjetër kufizues i bazës ushtarake.
Më pas automjeti është kthyer dhe ka vijuar lëvizjen për në Lushnje, Fier, Memaliaj Tepelenë, Përmet e Bënjë. Me 11 maj, cekët janë larguar po nga Rinasi. Prokuroria e Tiranës e ka regjistruar cështjen sipas neneve 213 dhe 214 të Kodit Penal, që kanë të bëjnë me dhënie dhe sigurim informacioni.
Dy shtetas rus, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të kodit penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni. Ky lajm i bujshëm për Shqipërinë u bë i ditur më 29 qershor.
Nëse spiunët rusë ose çekë ttentojnë të hyjnë sërish në Shqipëri, policisë iu është dhënë ‘sinjal’ që të njoftohet antiterrori dhe Drejtoria e Përgjithshmë e Policisë së Shtetit.