Pas ShBA-së, Britania godet Moskën me sanksione të reja/ ‘Fund qymyrit dhe naftës ruse’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe ka vendosur sanksione të reja ndaj bankës qendrore ruse, Sberbank dhe do të angazhohet për t’i dhënë fund të gjitha importeve të qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022.

Më herët sot ShBA ka sanksionuar vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin, gruan dhe vajzën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe anëtarët e Këshillit rus të Sigurisë, përfshirë ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev dhe kryeministrin, Mikhail Mishustin.

Uashingtoni njoftoi për sanksionet e reja më 6 prill, në të cilat shënjestrohen bankat dhe elitat ruse.

Kjo pako e sanksioneve përfshin ndalimin e çdo amerikani të investojë në Rusi, pasi Uashingtoni dhe Kievi akuzuan Moskën për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë, shkruan BBC.

Share This Article