Pas SHBA-së edhe Britania do të shpallë “non grata” të korruptuarit në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ambasadori Britanik në Tiranë, Duncan Norman paralajmëron sanksione për zyrtarët shqiptarë të korruptuar.

Norman është rikthyer në Shqipëri, këtë herë jo me “kostumin” e diplomatit, por drejton një projekt të qeverisë britanike që ka në fokus luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai thotë se synimi është të shkëputen lidhjet e krimit me politikën.

I pyetur në një intervistë në “News 24” mbi shpalljen “non grata” të Sali Berishë, ai tha se edhe Britania do të marrë masa ndaj të korruptuarve.

“Po ne kemi disa opsione për t’i përdorur, psh është ligji që ka lidhje me emigracionin, ekzistojnë procedura që i përjashton disa njerëz të futen në Mbretërinë e Bashkuar.

Por kemi edhe mënyra të tjera që kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve për ata persona që mbajnë lidhje të tilla pra mes politikës dhe krimit të organizuar. Ne mund ta bëjmë këtë, por kjo do ishte vetëm një pjesë e historisë,  ne duam atë pjesën me të madhe të historisë, ku të bëjmë ndryshime thelbësore”, tha ai.

Share This Article