Pas SHBA-së, edhe Britania e Madhe lajmëron qytetarët e vet në Katar: Qëndroni të strehuar dhe mos dilni!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e SHBA-së në Katar bëri sot një njoftim ku lajmëronte qytetarët amerikanë të strehohen në vende të sigurta. Edhe qeveria britanike u ka kërkuar shtetasëve të saj në Katar të qëndrojnë të strehuar deri në një njoftim të dytë.

“Pas një paralajmërimi sigurie të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara për shtetasit amerikanë në Katar, dhe për shkak të kujdesit të shtuar, ne u rekomandojmë shtetasve britanikë që ndodhen në Katar të qëndrojnë të strehuar dhe të mos dalin deri në një njoftim të dytë” – thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës Ambasada e SHBA-së në Katar lëshoi një paralajmërim urgjent sigurie, duke i këshilluar shtetasit amerikanë të qëndrojnë në një vend të sigurt dhe të shmangin lëvizjet jashtë për shkak të një kërcënimi të paidentifikuar, të cilin autoritetet nuk e specifikuan. Alarmimi erdhi ndërkohë që tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

E pas këtij paralajmërimi, edhe qeveria britanike reagoi duke dhënë të njëjtën këshillë për shtetasit e saj në Katar.

Share This Article