Pas shembjes së ndërtesës në Florida, Biden: Jemi gati ta japim ndihmën tonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ndërtesë është shembur në qytetin e Miamit, ku për pasojë ka vdekur një person dhe rreth 51 konsiderohen të zhdukur.

Joe Biden tha se burimet federale, përfshirë ndihmën nga FEMA, janë “gati të shkojnë” për t’iu përgjigjur shembjes së ndërtesës në Surfside, Florida.

Megjithatë, presidenti amerikan pohon se është duke pritur që guvernatori i shtetit, Ron DeSantis të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

“Pra, ne jemi në krye të tij, ne jemi gati të lëvizim me burimet federale. Nëse në fakt na kërkohet. Por ne nuk mund të hyjmë dhe ta bëjmë, por FEMA është atje poshtë duke marrë një vështrim në atë që nevojitet”, tha Biden.

Ai vuri në dukje se shefi i tij i stafit, Ron Klain është shumë i përfshirë së bashku me anëtarët e kabinetit për të siguruar se burimet federale janë të gatshme për t’u vendosur.

“Shefi im i stafit ka qenë thellësisht i përfshirë në këtë që nga fillimi. Unë e bëra të qartë, u them njerëzve të Florida , çfarëdo ndihme që doni, ne do të jemi atje”, tha Biden. 

Share This Article