Pas shpalljes në kërkim/ Stresi zhvendoset në Angli dhe jep lajmin për fansat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi u shpall në kërkim nga policia pas protestave për Klodian Rashën, Stresi ndodhet në arrati. Reperi ka zbuluar se është larguar nga Shqipëria dhe se është zhvendosur në Britani të Madhe.

“Në cilin vend të Anglisë i doni koncertet? Jua premtova që do vij!”– ka shkruar ai krah videos.

Pas shpalljes në kërkim/ Stresi zhvendoset në Angli dhe jep

Por pavarësisht se nuk ndodhet në Shqipëri, një gjë e tillë nuk e ka ndaluar atë të vijë me një projekt të ri në muzikë. Pak minuta më parë reperi ka publikuar në rrjetet sociale një sekuencë të projektit të ri. Ai shkruan se kënga del të premten në orën 21:00 dhe titullohet “Gang shit”.

Pas shpalljes në kërkim/ Stresi zhvendoset në Angli dhe jep

Pak ditë para protestës ai bëri me dije se do sjellë një bashkëpunim me Feron. Stresi ka publikuar një foto në Instastory ku shihet së bashku me Feron duke folur me kamër, teksa ka shkruar “Sa jeni tu e prit mega Hitin??”.

Ende nuk ka detaje rreth projektit por me siguri do jetë pjesë e albumit të Stresit.

Pas shpalljes në kërkim/ Stresi zhvendoset në Angli dhe jep
Share This Article