Pas skandalit në BBVA, Jozi vjen në Kosovë për vizitë – publikon fotografi nga Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të ashpra të publikut.

Bllokimi erdhi menjëherë pas incidentit të bujshëm gjatë gjysmëfinales së Big Brother VIP Albania, ku Jozi sulmoi fizikisht Gjestin në një moment të papritur, të transmetuar drejtpërdrejt në ekran.

Ky veprim shkaktoi një valë kritikash dhe frustrimi nga publiku shqiptar, duke sjellë edhe pasoja në praninë e tij digjitale.

Foto: Jozi Marku/InstaStory

Sidoqoftë, Jozi nuk vonoi shumë dhe pas rikthimit të profilit, publikoi një fotografi në InstaStory, ku shihet pranë Kompleksit Memorial të familjes Jashari në Prekaz.

Ai mban në kokë një plis të bardhë, i cili është stampuar me shqiponjën dykrenare – një simbol i fortë i identitetit kombëtar shqiptar.

Foto: Jozi Marku/InstaStory

Postimi duket si një përpjekje për të shprehur patriotizmin dhe për të komunikuar një mesazh emocional pas gjithë zhurmës mediatike që e ka rrethuar ditët e fundit.

Ende nuk ka një reagim apo ndjesë publike nga Jozi për incidentin në BBVA, por rikthimi i tij në rrjete sociale sinjalizon se ai mund të jetë gati të flasë për gjithçka që ndodhi. /Telegrafi/

Share This Article