ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe dr*gë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli 15 minutes ago
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve 18 minutes ago
Tragjike/ U përfshi në një aksident të rëndë, humb jetën në moshën 21-vjeçare ish-talenti i Premier League 25 minutes ago
U shkarkua nga Presidenca, SPAK emëron Edvin Shvarc përgjegjësin e sektorit të raportimeve 32 minutes ago
Hetimet/ SPAK kontrolle në banesat e Mirlinda Karçanajt dhe biznesmenëve 43 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Pas suksesit me “Gjithçka që ke”, autori Enkelejd Lamaj rikthehet me një tjetër roman të errët, së shpejti në treg “Errësirat e Nëntorit”

albnews by albnews
2 August, 2024
in Albania
0
Pas suksesit me “Gjithçka që ke”, autori Enkelejd Lamaj rikthehet me një tjetër roman të errët, së shpejti në treg “Errësirat e Nëntorit”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Autori i njohur i romaneve horror, Enkelejd Lamaj, do të rikthehet këtë vjeshtë për lexuesin me një tjetër vepër, që premton frikë, mister dhe një histori të pazakontë shokësh. Romani me titull “Errësirat e Nëntorit”, që pritet të dalë së shpejti në treg, rrëfen historinë e Tomit, Adelës, Ergisës, Dritanit dhe Nereidës, pesë shokë fëmijërie, të cilët dikur njiheshin si “Grushti i Frikës”.

Tridhjetë e tre vjet më parë, ata u përballën me tmerrin rrëqethës, që gllabëroi Vojsatin, një qytet i pazakontë, në një cep të Shqipërisë, ku vrasjet e njëpasnjëshme e shndërruan në një qytet të mallkuar, dhe ku gjaku njollos çdo pëllëmbë toke, ndërsa errësirat e pafytyra gllabërojnë gjithkënd.

RelatedPosts

EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe dr*gë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

U shkarkua nga Presidenca, SPAK emëron Edvin Shvarc përgjegjësin e sektorit të raportimeve

Sot, tridhjetë e tre vjet më pas, Grushti i Frikës duhet të bashkohet përsëri. Sepse errësirat e nëntorit janë ngritur sërish. Ndërsa raportimet flasin për një masakër me të paktën nëntë të vdekur, të pestë duhet lënë jetët e tyre si të rritur dhe të kthehen në makthin e vendlindjes, që i ka përndjekur në çdo hap të jetës, për t’u zhytur në ujërat e ndenjura të së shkuarës, si përballja përfundimtare me errësirat rrëqethëse. Dhe për këtë, ata duhet të shtyhen deri në anën tjetër të vdekjes. Atje, ku askush nuk vdes përgjithmonë.

Romani “Errësirat e Nëntorit” do të botohet në fillim të tetorit nga shtëpia botuese “Arka e Noes”, duke premtuar frikë, emocione dhe një rrugëtim drithërues, që do t’ju mbajë të lidhur pas secilës prej 730 faqeve të tij. A jeni gati?

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe dr*gë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli

EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe dr*gë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli

17 December, 2025
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

17 December, 2025
Tragjike/ U përfshi në një aksident të rëndë, humb jetën në moshën 21-vjeçare ish-talenti i Premier League

Tragjike/ U përfshi në një aksident të rëndë, humb jetën në moshën 21-vjeçare ish-talenti i Premier League

17 December, 2025
U shkarkua nga Presidenca, SPAK emëron Edvin Shvarc përgjegjësin e sektorit të raportimeve

U shkarkua nga Presidenca, SPAK emëron Edvin Shvarc përgjegjësin e sektorit të raportimeve

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result