Pas sulmit të qeverisë ndaj koncesionit të Delvinës, investitorët e rinj holandezo-amerikan lobojnë në SHBA

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas përplasjes së fortë me qeverinë, Delvina Gas, kompania e cila ka me koncesion vendburimin e gazit në Delvinë, ka vendosur të lobojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kompania, e cila tashmë ka në bordin e saj investitorë të rinj nga Holanda dhe SHBA, ka pajtuar Mercury Public Affairs, një nga kompanitë më të mëdha të lobimit në Uashington, për të mbrojtur investimin e saj në vendburimin e Delvinës.

Sipas dokumentave të publikuara në FARA, Delvina Gas dhe Mercury kanë nënshkruar një kontratë, ku shërbimi kryesor që do të ofrojë firma lobuese është ai i lobimit pranë qeverisë amerikane për rivendosjen e drejtësisë në mbrojtjen e investimit, që përputhet me interesat strategjike te SHBA-ve ne Europë.

Mercury Public Affairs është një nga firmat më të mëdha të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me lidhje të forta pranë Partisë Republikane dhe administratës së presidentit Trump. Lobisti që ka nënshkruar kontratën me Delvina Gas është David Vitter, një ish senator republikan nga Luziana.

Në verën e vitit të kaluar, policia e shtetit rrethoi ambientet e kompanisë Delvina Gas duke arrestuar disa inxhinierë si dhe duke shpallur në kërkim pronarin e kompanisë dhe administratorin e saj. Sipas qeverisë, kompania kishte ndërtuar një termocentral pa leje në ambientet e koncesionit, por kompania e kundërshtoi këtë akuzë duke theksuar se objekti ishte impian për pastrimin e gazit.

Arrestimet e policisë u shfrynë vetëm pak ditë më vonë, kur prokuroria i rrëzoi akuzat ndaj kompanisë. Por burime të mirëinformuara me çështjen thonë se arsyeja e sulmit ndaj Delvina Gas.

Delvina Gas zotërohet nga një kompani e quajtur Delvina Gas LTD, e regjistruar në ishujt Cayman. Pas konflikteve me qeverinë verën e vitit të kaluar, Delvina Gas flitet se i është shitur një shoqërie holandezo-amerikane, e cila është duke bërë dhe lobimin në SHBA.

Investitorët e rinj kanë zgjedhur të lobojnë me njerëz afër presidentit Trump, për interesat e investimit në Delvinë.

Marrë nga Kapitali.al

Share This Article