Pas takimit me ambasadoren e SHBA-së, Rama: Ne do t’i hapim listat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ditë ka kaluar nga mbledhja e këshillit politik ku u diskutuan ndryshimet kushtetuese për listat e hapura dhe riformatimin e koalicioneve zgjedhore.

Edhe pse pa rezultat, kryeministri Rama u shpreh do të vijojnë diksutimet dhe se maxhoranca është e gatshme të sjellë hapjen e listave.

Por pavarësisht kundërshtive të opozitës, e cila e akuzon Ramës si përgjegjës për prishjen e marrëveshjes së arritur më 5 qershor, duket se kryeministri do të shkojë drejt idesë së hapjes së listave. Në rrjetin social, Rama ka postuar këtë mesazh, të shoqëruar me një video.

“HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT”, shkruan Rama.

Kujtojmë se pak më parë në zyrën e kryeministrit mbërriti ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, e cila më herët kishte theksuar nevojën që parlamenti të votonte marrëveshjen e arritur më 5 qershor në këshillin poltik. Aktualisht të gjitha palët nuk bien dakord mes tyre, pasi opozita kundërshton nismat e Ramës për ndalimin e koalicioneve, opozita e re kundërshton paktin e arritur nga PS-PD-LSI për reformën zgjedhore, ndërsa vetë maxhoranca kërkon të kalojë të dyja paketat, përfshi këtu marrëveshjen e 5 qershorit si dhe ndryshimet kushtetuese.

Share This Article