• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, June 7, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Pas tensioneve të shtuara me Rusinë, Blinken vizitë zyrtare në Moldavi

Pas tensioneve të shtuara me Rusinë, Blinken vizitë zyrtare në Moldavi

by albnews
29 May, 2024
in Bota
0
16
VIEWS

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti sot në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau. Kjo është ndalesa e parë, e një turneu të shkurtër në Evropë, që synon të forcojë mbështetjen perëndimore për Ukrainën, mes vendeve aleate të NATO-s, si dhe atyre fqinje.

Udhëtimi i kryediplomatit amerikan vjen mes përpjekjesh të Kievit për të frenuar sulmet ruse në lindje, ndërsa presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar se përdorimi nga Ukraina i armëve perëndimore për të goditur brenda Rusisë, mund të shkaktonte një konflikt global.

Në Kishinau, zoti Blinken do të takohet me presidenten pro-evropiane Maia Sandu, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Takimet vijnë në një kohë kur sipas zyrtarëve amerikanë ish-republika sovjetike, me një popullsi prej 2.5 milionë banorësh, që ndan një vijë të gjatë kufitare me Ukrainën, po përballet me “operacione ndikimi” nga Rusia.

Të premten diplomati më i lartë amerikan mbi çështje evropiane në Departamentin e Shtetit Jim O’Brien, u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të shpallin një “paketë të fuqishme” mbështetjeje për pavarësinë energjetike të Moldavisë. Por ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi këtë çështje.

Nën udhëheqjen e zonjës Sandu, Moldavia ka dënuar me vendosmëri sulmin rus ndaj Ukrainës dhe ka përcaktuar si synim anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Po kështu vendi ka ulur ndjeshëm varësinë nga gazi natyror rus dhe po zgjeron burimet e furnizimit me energji elektrike.

Zoti O’Brien shtoi se Uashingtoni nuk ka informacion për ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak që i kanoset rajonit separatist të Moldavisë, Transdniestrisë, nga Rusia. Moska ka në këtë rajon një forcë paqeruajtëse dhe ushtarësh që nga një luftë në fillim të viteve 1990.

Moldavia, e cila mban një referendum në muajin tetor që do të çimentonte në kushtetutën e vendit vullnetin për t’u bërë pjesë e BE-së, është një mbështetëse e zëshme e Ukrainës dhe e sheh sigurinë e saj të lidhur ngushtë me aftësinë e Kievit, për të frenuar forcat ruse.

“Mbështetja për Ukrainën është e barabartë me mbështetjen për Moldavinë, por kjo funksionon edhe anasjelltas. Mbështetja e Moldavisë forcon Ukrainën, sepse Ukraina ka nevojë për një Moldavi të fortë, demokratike dhe një fqinj mbështetës, pasi ne ndajmë një kufi prej 1200 kilometrash”, tha Olga Rosca, këshilltare e presidentes moldave mbi çështje të politikës së jashtme.

Ajo tha për agjencinë ‘Reuters’ se vizita e sekretarit Blinken ishte një “shenjë shumë e fortë mbështetjeje edhe për zgjedhjen që kanë bërë moldavët në drejtim të rrugës demokratike dhe aspiratave të tyre për në BE”.

TAKIMI I NATO-s

Më pas, gjatë kësaj jave Sekretari Blinken do të shkojë në Pragë për të marrë pjesë në një mbledhje jo zyrtare të ministrave të jashtëm të NATO-s. Ky takim do të përqëndrohet në vazhdimin e përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë të aleancës që do të mbahet në muajin korrik në Uashington .

“Ne nuk parashikojmë se do të ketë një ftesë për Ukrainën për t’u bashkuar me NATO-n, por ne mendojmë se aty do të ofrohet mbështetjeje e rëndësishme për Ukrainën, ndërsa ajo bën përpjekje për të fituar luftën”, thotë zoti O’Brien.

“Kjo do të përfshijë mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ndërtimin e kapaciteteve të ushtrisë së Ukrainës dhe përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën ndërsa ajo bën reformat e nevojshme në mënyrë që të jetë në gjendje t’i bashkohet BE-së dhe të bëjë përparim drejt NATO-s sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Shtetet e Bashkuara kanë punuar me aleatët evropianë për të ndihmuar Ukrainën të fuqizojë ushtrinë e saj, përpjekje që do ta afronin Kievin me NATO-n. Disa vende anëtare individualisht, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po punojnë për të arritur marrëveshje dypalëshe me Ukrainën.

Pas mbi dy vjet lufte që vlerësohet të jetë më vdekjeprurësja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, aleatët perëndimorë po diskutojnë se si të ndalojnë përparimin e forcave ruse, ndërsa Presidenti Putin po përmend gjithnjë e më shumë rrezikun e një lufte globale.

Një çështje kritike ka qenë nëse aleatët do të lejojnë Ukrainën të përdorë armët që ata ofrojnë për të kryer sulme brenda Rusisë, një temë që mund të diskutohet në takimin e Pragës.

Në komentet për revistën ‘The Economist’, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u kërkoi anëtarëve të aleancës që të lejojnë Ukrainën të përdorë armët e tyre për sulme brenda Rusisë. Ky qëndrim është mbështetur nga disa anëtarë evropianë të aleancës transatlantike, por jo nga Shtetet e Bashkuara./REL

Previous Post

“Synojmë kalimin e grupit”, Jasir Asani i bindur: E ndjej, do t’i shënoj Italisë

Next Post

Mesazhet në “SKY ECC/ Dënohet me 12 vite burg drejtuesi i bandës shqiptare të drogës në Belgjikë

albnews

albnews

Related Posts

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen
Bota

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën
Bota

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Next Post
Mesazhet në “SKY ECC/ Dënohet me 12 vite burg drejtuesi i bandës shqiptare të drogës në Belgjikë

Mesazhet në “SKY ECC/ Dënohet me 12 vite burg drejtuesi i bandës shqiptare të drogës në Belgjikë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025
Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

7 June, 2025
Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

7 June, 2025
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM