Tanke të blinduara ruse të shënjuara me shkronjën “Z” dhe autokolona të mëdha po lëvizin drejt kufirit me Ukrainën – ndërsa rajoni lindor u trondit nga shpërthimet e artilierisë së rëndë.
Dyshohet se shenjat janë caktuar për role specifike mes tensioneve në rritje për një pushtim të afërt. Pamjet tregojnë shkronjat e spërkatura mbi tanke, armë vetëlëvizëse, kamionë me karburant dhe automjete furnizimi.
Kanali i pavarur rus Telegram “Hunter’s Notes”, i cili monitoron nga afër lëvizjet ushtarake, tha se “të gjitha pajisjet [të shënuara me “Z”] u panë pranë Kurskut dhe në rajonin Shebekino të Belgorodit në kufirin me Ukrainën.
Rreth 200 automjete ushtarake u vunë re në zonë, pasi u shënjuan me shpejtësi me gërmën “Z”. Kanali “Hunter’s Notes” bwnte tw ditur se “kemi të bëjmë me një grup të caktuar trupash që ka detyrat dhe planet e veta për të ardhmen e afërt”.
Kjo lëvizje vjen pasi shpërthimet tronditën Ukrainën lindore të shtunën vonë, pasi shefi i NATO-s paralajmëroi se sinjalet që vijnë nga Rusia sugjerojnë se Moska po përgatitet për një “sulm të plotë”.
Shpërthime të shumta u dwgjuan të shtunën vonë dhe herët të dielën në qendër të qytetit të kontrolluar nga separatistët Donetsk në Ukrainën Lindore, sipas një reporteri të Reuters.
Civilët u evakuuan nga rajonet e vijës së frontit gjithnjë e më të bllokuar, ku Kievi tha se dy nga ushtarët e tij kishin vdekur në një sulm dje – viktimat e para në konflikt për më shumë se një muaj.
Presidenti francez Emmanuel Macron do të telefonojë Vladimir Putinin të dielën për t’u përpjekur të shmangë atë që fuqitë perëndimore parashikojnë se do të jetë një pushtim i afërt.
Kremlini këmbëngul se nuk ka plane inkursioni, por testimi i tij i raketave të shtunën me aftësi bërthamore bëri pak për të zbutur tensionet.