Pas tetë vitesh Halle Berry finalizon divorcin, aktorja duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit shumën marramendëse

albnews
By
1 Min Read

Mësohet se aktorja duhet t’i paguajë ish-it të saj 7 mijë euro në muaj, si mbështetje për djalin e tyre 9-vjeçar, Maceo.

Pas tetë vitesh betejë në gjykatë, aktorja Halle Berry dhe Olivier Martinez kanë finalizuar divorcin e tyre, shkruajnë mediat e huaja.

Dyshja kanë gjetur një mënyrë të pazakontë për të arritur një zgjidhje financiare. Mësohet se aktorja duhet t’i paguajë ish-it të saj 7 mijë euro në muaj, si mbështetje për djalin e tyre 9-vjeçar, Maceo.

Aktorja duhet të paguajë tarifën e shkollës private, uniformën dhe mjetet shkollore të djalit, por kjo shumë do t’i shkojë drejtpërdrejt institucionit dhe jo Martinez. Ajo ka rënë dakord që të mbulojë në 100% aktivitetet jashtëshkollore të fëmijës.

Halle Berry dhe ish-bashkëshorti i saj Olivier Martinez dhjetë vite pas martesës në 2015 vendosën të divorcoheshin, por procedurat u shtynë për shkak të kujdestarisë.

Share This Article