ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës 4 hours ago
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës 4 hours ago
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain 4 hours ago
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping 4 hours ago
Pesë mësime nga fjalimi i Starmer në konferencë 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Pas Tiranës, Samiti i Komunitetit Politik Europian mblidhet në Danimarkë. Në fokus forcimi i mbrojtjes së Evropës

albnews by albnews
30 September, 2025
in Bota
0
Pas Tiranës, Samiti i Komunitetit Politik Europian mblidhet në Danimarkë. Në fokus forcimi i mbrojtjes së Evropës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas Tiranës, samiti i Komunitetit Politik Evropian do të mblidhet në Danimarkë më 2 tetor për takimin e tij të shtatë, ku pritet të marrin pjesë 47 krerë shtetesh nga e gjithë Evropa.

Në këtë takim ku do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sipas agjendës së bërë publike, mësohet se pas seancës plenare do të zhvillohen disa diskutime në tryezë të rrumbullakët.

RelatedPosts

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Trump dhe Hegseth shpallin fundin e lidershipit ‘politikisht korrekt’ në ushtrinë amerikane

“Këto diskutime do të përqendrohen në aspekte të ndryshme të situatës së sigurisë në Evropë, duke përfshirë kërcënimet tradicionale dhe hibride, sigurinë ekonomike, si dhe çështjet e migracionit,” thuhet në njoftim.

Nga 47 shtetet pjesëmarrëse në samit, 27 janë vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Në takim marrin pjesë “Shqipëria, Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina, Gjeorgjia, Islanda, Kosova, Lihtenshtajni, Moldavia, Monako, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, San Marino, Serbia, Zvicra, Turqia, Ukraina dhe Britania e Madhe.”- bëhet e ditur në njoftim.

Sakaq bëhet e ditur se, Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.

Në ftesën drejtuar udhëheqësve të shteteve pjesëmarrëse për këtë takim, evidentohet fakti se “ndodhemi në vitin e katërt të luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës. Në këtë kontekst, është thelbësore të vazhdojmë mbështetjen politike dhe ekonomike për Ukrainën.”

Programi i punimeve parashikon mbërritjen e delegacioneve në orën 08:15, seancën plenare hapëse në 10:00, fotografinë e përbashkët në 11:30, tryezat e rrumbullakëta në 12:00, takimet bilaterale në 13:00 dhe sesionin përmbyllës në orën 15:00.

Komuniteti Politik Evropian synon të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve evropiane për të adresuar çështje me interes të përbashkët.

Qëllimi i tij është të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në kontinentin evropian, duke krijuar një hapësirë të përbashkët për koordinim politik.

Ky samit vjen një ditë pas takimit informal të Këshillit Evropian, që do të mbahet më 1 tetor në Kopenhagë, për të diskutuar mënyrat e forcimit të mbrojtjes së përbashkët të Evropës si dhe mbështetjen për Ukrainën.

Takimi i mëparshëm u zhvillua në Tiranë më 16 maj të këtij viti, ndërsa takimet e radhës janë planifikuar të mbahen në Armeni dhe Irlandë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

30 September, 2025
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

30 September, 2025
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

30 September, 2025
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result