Pas Tiranës, zbulohet ku do ta mbajë Berisha ‘foltoren’ e radhës me demokratët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish- Kryeministri Sali Berisha, ka njoftuar se ditën e martë të javës që vjen foltorja e radhës me demokratët do të mbahet në Fier. 

Lajmin e ka bërë vetë Berisha në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku njofton se takimi me demokratët do të zhvillohet në orën 18:00.

Ora News, mëson se “Foltorja” do te zhvillohet ne ambientet e Albanian University (UFO).

Ky takim vjen pesë ditë pasi ish- Kryeministri nisi turin e tij me Tiranën  (më 16 shtator), ndërsa si qytet të dytë ai ka zgjedhur Fierin.

Postimi i plotë:

Njoftim!
Diten e marte me daten 21 shtator 2021 do te mbahet ne Fier: “Foltorja per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Fierit te marrin pjese! Vetem te bashkuar fitojme! sb. 

Në takimin e parë ai hodhi një sërë akuzash si ndaj Bashës ashtu dhe ndaj Ramës.

Share This Article