Pas tragjedisë në Indonezi, pamje të tmerrshme edhe nga Argjentina

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas tragjedisë në Indonezi, ku mbetën të vdekur më shumë se 120 tifozë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fushë futbolli.

Ndeshja mes Gimnasia La Plata dhe Boca Juniors në Argjentinë u ndërpre pas përleshjeve të tifozëve, ndërsa një prej tyre ndërroi jetë e shumë u plagosën.

U luajtën vetëm 9 minuta lojë, ndërsa gjithçka u përfshi nga kaosi. Me mijëra tifozë, tentuan të hynin në stadium edhe pse ai ishte i tejmbushur. Kjo situatë bëri që policia të reagonte ashpër duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

Një tifoz ndërroi jetë, pasi dyshohet se pësoi sulm në zemër.

Share This Article