Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Mbreti Charles III bën deklaratën e parë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Pas vdekjes së Elizabeth II, Mbreti i ri është Charles III, i cili ka lëshuar deklaratën e parë në krye të fronit mbretëror.

‘Vdekja e Nënës sime të dashur, Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është një momenti më i madh i trishtimit për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime’, tha mbreti.

‘Jemi të pikëlluar thellësisht me vdekjen e sovranes së dashur dhe të një nëne shumë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë, Commonwealth dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën’, shkruan fillimisht Mbreti Charles III.

‘Gjatë kësaj periudhe zie dhe ndryshimi, familja ime dhe unë do të ngushëllohemi dhe do të mbështetemi nga njohuritë tona për respektin dhe dashurinë e thellë në të cilën mbretëresha mbahej kaq gjerësisht’, deklaroi ai.

Ndryshe, në momentin e vdekjes së Mbretëresha Elizabeth II, froni i kaloi menjëherë dhe pa ceremoni trashëgimtarit, Charles, ish Princit të Uellsit.

Share This Article