Ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko, është paraqitur në përbërjen rezervë të ushtrisë së Ukrainës. Me këtë, ai është i gatshëm të kapë armën në rast se vije deri te një luftë mes vendit të tij dhe Rusisë.
Pak më larg është shkolla e vajzës sime. Shkolla aktualisht është e mbyllur, pasi ambasadorët i kanën kthyer familjet e tyre në shtëpi. Dashuria për qytetin, shtetin, familjen e vajzën time më ka sjell sot këtu, që të marr pjesë në mbrojtjen territoriale”, ka thënë Wladimir Klitschko për CNBC të martën.
Ditë më parë, edhe vëllai i tij, Vitaly Klitschko, që është kryetar i Kievit, u paraqit në përbërjen rezervë të ushtrisë së Ukrainës.
Rusia ka dislokuar mbi 100 mijë trupa përreth kufirit me Ukrainën dhe shtetet perëndimore besojnë se një sulm ndaj këtij vendi, është shumë i mundshëm.
Rusia e ka mohuar këtë, por ka kërkuar garanci se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e NATO-s.
Si Vitaly ashtu edhe Wladimiri, për shumë vite e dominuan peshën e rëndë në boks.




