Pas vizitës ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Majko: Hashimi i qetë, Kadria i qartë, Jakupi i sprovuar – Rexhepi i papërsëritshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, të shoqëruar nga Behgjet Pacolli, këtë të enjte vizituan ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Përshtypjen e tij nga kjo vizitë e ka dhënë ish-kryeministri Pandeli Majko.

Ai thotë se kjo vizitë ishte për t’iu gjendur në krah atyre dhe për të mbrojtur emrin e UÇK-së.

“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.  Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për t’ju gjendur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UÇK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij”, ka shkruar Majko, transmeton Telegrafi.

Kjo vizitë u realizua me iniciativë të kreut Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili kishte ftuar edhe ish-presidentët e Kosovës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake.

Share This Article