Pas zjarreve, SHBA kërcënohet nga Uragani Sally

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një uragan i sapo formuar është drejtuar drejt bregdetit të SHBA-së duke kërcënuar disa shtete të Jugut, përfshirë Floridën, Misisipin, dhe Alabamën.

Ditën e hënë ekspertët thanë se uragani Sally është formuar dhe pritet të zbarkojë herët të mërkurën.  

Zyrtarët bënë të ditur se uragani do të sjellë deri në 30 cenimetra shi dhe erëra deri në 135 kilomentra në orë në disa zona të vendit.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edëards, shteti i të cilit është ende duke u rikuperuar nga uragani i muajit të kaluar Laura  i bëri thirje qytetarëve të tregohen të zgjuar dhe të qëndrojnë të sigurt.

Sezoni i stuhive këtë vit ka qenë tepër aktiv, deri tani janë regjistruar pesë stuhi tropikale që përtëriten në pellgun e Atlantikut në të njëjtën kohë.

Të hënën, gati 80,000 shtëpi në Luiziana kanë qenë pa energji elektrike si rezultat i uraganit Laura, i cili ka goditur tri javë më parë.

Share This Article