Pas zjarreve, Turqia është goditur edhe nga tërmeti.
Një tërmet me magnitudë 5,5 shkallë goditi brigjet jugperëndimore të Turqisë në orët e hershme të kësaj të diele.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi qytetin Datça të provincës Mugla në orën 7:31 të mëngjesit sipas kohës lokale, shkruan Anadolu.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 14,85 kilometrash nën sipërfaqe, thuhet më tej.
Zëvendësministri i Brendshëm turk Ismail Çatakli tha në Twitter se deri tani nuk ka raportime për dëme apo viktima.