Albania
Pasaporta “e artë” shqiptare, shtetësia në shitje në këmbim të investimit nga jashtë
Pasaporta shqiptare kërkon të bëhet “e artë”. Sigurisht, jo për këdo, por kundrejt një çmimi për atë që ka mundësi ta paguajë. Avantazhi për blerësit është mundësia në pak muaj e lëvizjes së lirë në vende që shtetësia e tij aktuale nuk ia lejon.
Blerja e shtetësisë përmes një investimi nuk është një risi. Shumë vende si Qipro, Malta, Portugalia, e ofrojnë diçka të tillë. Madje pranë nesh, vende si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e ofrojnë diçka të tillë, duke nisur nga 200 mijë euro.
Por kur pasaporta malazeze është tërheqëse për shkak se vendi se është pranë anëtarësimit në Bashkimin Europian; kur pasaporta maqedonase të jep mundësinë të udhëtosh në më shumë shtete pa vizë; kush mund të kërkojë t’i blejë pasaportat e arta shqiptare?
“Krahasuar me një ofertë të përgjithshëm, vendi të ofron aspak, kështu që mendohet se kërkesa do vijë nga vende problematike në aspektin e kuadrit ligjor dhe për të investuar sepse edhe çmimet nuk i kemi të ulëta që të jenë konkurruese”, thotë për A2 CNN eksperti Genti Beqiri.
Bashkimi Europian i ka shpallur zyrtarisht luftë pasaportave të arta, duke i bërë presion shteteve anëtare dhe atyre aspirantë të heqin dorë. Programi në Shqipëri është i vendosur të ecë përpara. Kjo veçanërisht tani që planifikohet të jepen me koncesion në kompani të huaja dy shërbime: ai i reklamimit të shtetësisë shqiptare dhe ai i kontrollit të figurës së personit.
Por kur në vende europiane si Qipro, skandalet kanë zbuluar se zyrtarët kanë abuzuar në mënyrë sistemike kundër ligjit, duke i dhënë shtetësinë personave me të shkuar kriminale kundrejt ryshfetit, kush garanton se në Shqipëri nuk do të ndodhë e njëjta gjë?
“Po i delegojmë një palë të tretë, që nuk ka interes të filtrojë por të bëj xhiro”, shton Beqiri.
Por sa përfitim ekonomik kanë programe të tilla. Pasaporta të lakmueshme kanë sjellë miliarda euro, ku një pjesë është dhuruar në fonde të veçanta shtetërore investimi. Por në pjesën më të madhe të agjencive që afrojnë të huajt e interesuar, programi përfundon kryesisht si një reklamë për vilat dhe komplekset turistike.
Pasaporta shqiptare renditet sot e 41-të për nga fuqia, me 114 vende që mund të vizitohen pa vizë. Më lart se ne janë Bosnja e 39-ta, Maqedonia dhe Mali i Zi të 34-tat, Serbia e 27-ta, kjo e fundit me 135 shtete që vizitohen. Vitet e fundit shtetësinë shqiptare e kanë lënë 600-700 persona në vit, ndërsa kanë fituar shtetësinë ndjeshëm më pak persona: kryesisht shqiptarë nga Kosova që iu hapen kështu dyert për në Bashkimin Europian.
Pyetja që shtrohet është nëse pasaporta shqiptare do të arrijë realisht të jetë e artë, apo nëse do të përfundojë një paketë në ofertë për vilat në plazh, në mos më keq do të nxihet nga paratë e pista të atyre që duan të blejnë një rrugë të shpejtë në BE?
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
