ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 11 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 11 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 11 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 11 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Pasaporta jugosllave rikthen debatin për fituesin e “Nobelit”

albnews by albnews
8 November, 2019
in Bota
0
Pasaporta jugosllave rikthen debatin për fituesin e “Nobelit”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Diskutimi mbi afërsinë e Peter Handkes me ish-Jugosllavinë nuk ka të mbaruar, dhe tani duhet të plotësohet edhe me një aspekt: shkrimtari austriak, që mori çmimin “Nobel” për letërsi më 10 tetor, ka pasur pasaportë jugosllave, njofton platforma online “The Intercept”. Nëse pasaporta ishte e vërtetë dhe Handkes do t’i jepej shtetësia jugosllave, atëherë shkrimtari më 1999 do të kishte humbur shtetësinë austriake. Se kur është bërë shtetas serb pas shpërbërjes së Jugosllavisë nuk është mundur të përcaktohet nga “Der Standard”.

Pasaporta, autenticiteti i së cilës është konfirmuar për “Standard” nga miku dhe arkivisti i Handkes, Hans Widrich, ishte dhënë më 15 qershor 1999 nga ambasada jugosllave në Vjenë. Një javë më herët, drama e tij “Die Fahrt im Einbaum oder Das Stück zum Film vom Krieg” ishte dhënë premierë në Wiener Burgtheater. Përmes saj, Handke kritikonte gjykatat për krime lufte, vetëm pak pasi ishte akuzuar presidenti jugosllav, Slobodan Milosheviq. Vetë Handke kishte mbajtur një fjalim në funeralin e Milosheviqit në vitin 2006, për çka ishte kritikuar.

Së fundmi, fotografitë e lëshimit të pasaportës në vitin 1999 janë gjetur në arkivën e Handkes në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë. Ato janë hequr nga uebfaqja, por të martën janë vënë sërish online. Kjo është konfirmuar për “Standard” nga drejtori i librarisë letrare, Bernhard Fetz. Fotografitë janë marrë nga arkivi privat i mikut të tij në Salzburg, Hans Widrich, në shtëpinë e të cilit Handke kishte jetuar për tetë vjet.

RelatedPosts

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

Avioni i pasagjerëve qëndron një orë në ajër pasi … kontrollorin e pistës e kishte zënë gjumi

BBC: Çifti Macron do të paraqesë prova shkencore në gjykatë për të vërtetuar se Brigitte ka lindur femër

Është e paqartë përse Handke është pajisur me pasaportë jugosllave krahas asaj austriake. Widrich ka thënë të mërkurën për “Standard” se Handke kishte dhënë arsye mjaft banale gjatë takimit: ai udhëtonte në Jugosllavi zakonisht i shoqëruar nga një mik jugosllav dhe tërbohej kur ky i fundit paguante përgjysmë më pak për dhomën e njëjtë të hotelit. Me pasaportën e re, ky problem ishte zgjidhur.

Në parim, austriakët që dëshirojnë të bëhen shtetas të një shteti tjetër duhet të kërkojnë leje nga autoritetet për të mbajtur shtetësinë austriake. Kjo lejohet vetëm në raste të veçanta. Pyetjeve të “Standard”, në Departamentin e Shtetësisë në Carinthia, i janë përgjigjur: “Handke asnjëherë nuk ka bërë një kërkesë të tillë”.

A nuk është ai më austriak? Kësaj pyetjeje nuk do t’i përgjigjen autoritetet shtetërore, kanë thënë nga zyra e Peter Kaiser. Aty është konfirmuar se natyralizimi i Handkes me shtetësi jugosllave do të shkaktonte dëbimin e menjëhershëm të tij nga Austria. Megjithatë, nuk dihet nëse ka pasur një natyralizim të tillë në Jugosllavi. “Ne kemi vetëm fotografitë e pasaportës në media”, thotë Kaiser. Mund të ndodhë që Handke të ketë marrë vetëm pasaportën, por shtetësia formalisht nuk i është dhënë asnjëherë. Administrata lokale tashmë ka ngarkuar qeveritarin lokal, Kaiser, për t’i hetuar faktet.

Vitin e kaluar, dëshmi anonime mbi shtetësi të dyfishta turko-austriake kanë sjellë gjykime masive në nivelin e autoriteteve shtetërore. Siç ishte njoftuar, mijëra austriakë me prejardhje turke trembeshin se do të dëboheshin nga Austria. Testime të shumta ishin kryer për t’i hetuar dëshmitë anonime se disa individë kishin humbur shtetësinë austriake. Më vonë, Gjykata Supreme e deklaroi të paligjshme procedurën.

A duhet Peter Handke t’i frikësohet një procedure testuese? Krahina e Karinthisë ka thënë për “Standard” se tani “nuk ka nevojë për veprim”.

Të mërkurën ka pasur pështjellim sa i përket fotografisë së pasaportës në arkivën online të Bibliotekës Kombëtare. Widrhich, që mban të drejtat e fotografive si arkivist privat, të mërkurën, ka kërkuar heqjen e fotografive nga databaza. Biblioteka më pas ka pranuar kërkesën për arsye ligjore. Kjo është konfirmuar për “Standard” nga kreu i librarisë letrare të Bibliotekës Kombëtare, Bernhard Fetz. Pak më vonë, fotografitë janë kthyer sërish online: Widrich ka shpjeguar se ka folur personalisht me Handken nëse fotografitë duhet të shfaqen. Dhe shkrimtari ka thënë se nuk sheh ndonjë problem sa i përket kësaj.

Në çfarëdo rasti, shkrimtari sot është austriak, beson Widrich; përveç kësaj, ai merr pjesë në pritjet e ambasadorit austriak në Paris. Ai është kthyer së fundmi aty, thotë miku i Handkes. “Ai ka thënë se nuk ka parë asnjëherë kaq shumë dirndla (fustane tradicionale austriake)”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result