ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra! 6 hours ago
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias 6 hours ago
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin 6 hours ago
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz 6 hours ago
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Pasaportat e arta” dhe amnistia fiskale, Hohmann: Raporti është tejet i qartë

albnews by albnews
13 October, 2022
in Albania
0
“Pasaportat e arta” dhe amnistia fiskale, Hohmann: Raporti është tejet i qartë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetarja e delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Christiane Hohmann, i dorëzoi progres-raportin zv/kryeministres Belinda Balluku, në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku u pyet edhe për “pasaportat e arta” dhe amnistinë fiskale.

“Raporti është tejet i qartë. Sigurisht që BE-ja respekton sovranitetin e shteteve për skemat për dhënien e nënshtetësisë, por duke pasur parasysh kontekstin ku jetojmë, kjo lloj skeme do të paraqiste rreziqe. BE i ka rekomanduar shteteve anëtare që t’i jepnin fund skemave të kësaj forme. KE është shumë i qartë dhe secili shtet vendos vetë më pas. Sa i përket amnistisë fiskale, ne vijojmë konsultimet”, tha Hohmann.

RelatedPosts

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

“Qeveria ka humbur legjitimitetin”, Shehaj: Po pengohet arrestimi i Belinda Ballukut, duhen zgjedhje të parakohshme!

“Turpëroi europianët që lejojnë vazhdimin e kësaj padrejtësie”/ I dërguari i Trump komenton takimin e Ramës me Thaçin: Kryeministri shqiptar ka të drejtë

Ndërsa zv/kryeministrja Balluku theksoi: “Ne e lexojmë dhe analizojmë raportin, për t’i adresuar më pas gjetjet. Këto sfida duhen lexuar prej qeverisë dhe gazetarëve në mënyrën e duhur, pa pasur interpretime të cilat mund të keqinterpretohen”.

Më herët, Hohmann u shpreh për progres-raportin se “Shqipëria i është përmbajtur historikut të saj, duke qenë në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”.

“Dua të theksoj se konferenca e parë ndërqeveritare do të thotë që u çelën negociatat për anëtarësim dhe kjo është arritje tejet e rëndësishme. Raporti i këtij viti ofron vlerësim të drejtë për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe ofron udhëzimet për reformat që duhet të ndjekë Shqipëria, që do të jetë në monitorim gjithmonë e më të fortë. Vlerësimi është që Shqipëria ka vijuar me agjendën e reformave të BE-së, pavarësisht sfidave që solli tërmeti, pandemia dhe lufta në Ukrainë”, deklaroi Hohmann.

“Raporti ngre shqetësim për lirinë e fjalës. Pavrësia e medias pengohet nga një gërshetim interesash biznesi dhe politike, si dhe shqetësim është keqinformimi. Do të vijojmë të ndjekim nga afër këtë çështje. Duhen dhe veprime të tjera për fuqizimin e mbrojtjes së të dhënave. Në lidhje me ekonominë, Shqipëria e ka rimarrë veten më shpejt sesa pritej në vitin 2021, pas pandemisë”, shtoi kryetarja e delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

21 December, 2025
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

21 December, 2025
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

21 December, 2025
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result