Qeveria britanike po përballet me pyetje të reja mbi planin e saj të testimit të koronavirusit, pasi po shpreson të dalë nga bllokimi përmes “pasaportave të imunitetit” të diskutueshme dhe testeve të antitrupave që ende nuk janë provuar se funksionojnë.
Përballë kritikave të forta, sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, të enjten pranoi për herë të parë se ishin bërë gabime.
“Do të ketë kritika të bëra, dhe disa prej tyre do të justifikohen,” ai tha në konferencën e përditshme për shtyp.
Hancock zbuloi se çertifikatat për të vërtetuar se dikush është imun ndaj virusit, mund të lejojnë që disa nga popullata të kthehen në punë, pasi ai bëri një premtim të ri për të përfunduar 100,000 teste në ditë në Angli deri në fund të muajit.
Ai u përpoq të rivendosë strategjinë e qeverisë, ndërsa Boris Johnson mbetet në izolim, pas një jave presion në lidhje me arsyen pse po bëhen kaq pak teste, veçanërisht tek punëtorët e mjekësorë.
Hancock premtoi se testet do të zgjerohen nga pacientët në spital dhe mjekët në më shumë staf të NHS, punëtorë kryesorë dhe më në fund më shumë njerëz në komunitet. Këto do të jenë një kombinim i testeve për raste të drejta të virusit dhe testeve të antitrupave për të përcaktuar nëse dikush ka qenë i infektuar më parë.
Gjermania po kryen rreth 70,000 teste në ditë.
Sidoqoftë, qeveria u detyrua gjithashtu të pranojë se nuk ka të ngjarë të ketë aftësi për të filluar një program të testimit masiv për raste të drejtpërdrejta në publikun e gjerë, siç mbrohet nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe ekspertë publik.