Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova, nga pozita e 99-të, ka rënë në pozitën e 108-të për kah kriteri i fuqisë së pasaportës, duke u radhitur përkrah Libisë dhe Banglladeshit.

Kështu është bërë e ditur në indeksin global të ‘Henley Global’, duke ritheksuar se njësoj sikurse vjet, kosovarët mund të shkojnë vetëm në 40 shtete pa viza, shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq, pozitën e parë për kah fuqia e pasaportës e mban Japonia bashkë me Singaporin, pasaporta e të cilave mundëson në shkuarjen e 192 shteteve pa vizë.

Ndërkaq, shtetet europiane si Greqia e Republika e Çekisë radhiten në vendin e shtatë për kah fuqia diplomatike.

Pasaporta e Shqipërisë, ndryshe nga ajo e Kosovës, radhitet e 56-ta dhe mundëson vizita në 113 shtete të botës pa vizë. 

Share This Article