Kosova
“Pashë një përkushtim nga ana e tij”, Osmani tregon çka bisedoi me presidentin francez
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar detaje nga biseda me homologun nga Franca, Emmanuel Macron, të cilin e takoi në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington D.C.
Osmani ka bërë të ditur se kanë diskutuar për rrugën euroatlantike të Kosovës, duke përfshirë edhe çështjet që lidhen me Këshillin e Evropës.
Ajo ka treguar se ia ka theksuar presidentit francez rëndësinë e kësaj organizate për liritë dhe të drejtat e njeriut për qytetarët e Kosovës.
“Kemi pasur një diskutim shumë të mirë. Për rrugëtim euroatlantik të Kosovës, duke përfshirë çështje që kanë të bëjnë me Këshillin e Evropës. Ku kisha mundësinë deri në detaje të diskutoj rëndësinë që e ka kjo organizatë për lirin dhe të drejtat e njeriut, për qytetarët tanë. Po ashtu kemi biseduar për reformat e brendshme që i ndërmerr Kosova, në fushën e sundim të ligji, ekonomisë dhe fusha të tjera”, ka thënë Osmani, për “FIVE” të RTV Dukagjini.
Sipas Osmanit, presidenti Macron shfaqi një interes të madh për këto çështje dhe ka shprehur përkushtimin e tij për të mbështetur Kosovën.
“Kishte një interesim të madh te presidentit Macron të dëgjojë për të gjithë këto gjëra. Pash një përkushtim nga ana e tij që ta përkrahë Kosovën. Njëkohësisht ne do të kemi një takim të radhës pas disa ditësh në kuadër të Samiti IPSI, ku jam e ftuar ta përfaqësoj Kosovë. Do të mbahet në Britaninë e Madhe. Do të vazhdojnë diskutimet me liderët evropianë. Përveç me presidentin Macron kisha diskutime me kryeministrin e Kanadasë, Luksemburgut, kryeministre e Estonisë dhe kryeministra dhe presidentë të shumë shteteve të tjera”, ka thënë ndër të tjera Osmani.
Kosova
Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.
Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.
Kosova
KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë
Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar shifrën e 80 për qindëshit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.
Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm me rreth 50 për qind të votave të numëruara.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 20 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar mbi 6 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3 për qind.
NISMA Socialdemokrate mbetet nën pragun e lartë me afërsisht 1.5 për qind.
KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen pas kompletimit të të gjitha qendrave të votimit dhe verifikimeve përkatëse.
Deri atëherë, këto shifra konsiderohen paraprake, por tregojnë qartë trendin e votimit në shumicën e komunave të vendit.

E përditësuar: Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,21% të votave, ose 313,767 vota në nivel vendi.
Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,36% apo 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,15% (88,388 vota).
Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,29% (39,334 vota), Lista Serbe me 3,23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% (9,869 vota).
Kosova
KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e parë pas mbylljes së vendvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se tashmë veçse ka nisur numërimi i votave.
“Aktualisht në shumë prej vendvotimeve ka filluar numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike. Ky është një hap kyç në përmbylljen e ditës së zgjedhjeve dhe zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara me ligj dhe rregulloret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, tha Radoniqi.
Në mbledhje gjithashtu u bë e ditur se sonte do të publikohen rezultatet preleminare.
Radoniqi theksoi se ato do të dalin rreth orës 23:00.
“Rezultatet preleminare rreth orës 10:30 apo 23:00 kur do ta mbajmë konferencën për rezultatet preleminare”, tha Radoniqi.
-
Albania1 day agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania4 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania4 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
UK1 day agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania5 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK3 hours ago
Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Bota4 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
-
Kosova6 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
